Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka folur mbi situatën e krijuar nga pandemia dhe mbi rritjen që kanë pësuar shifrat nga Covid-19 gjatë javëve të fundit.
Advertisements
Beqja është pyetur nga gazetarja e ‘abcnews’ se çfarë do ndodhë me shkollat në shtator, duke sjellë si shembull Amerikën, e cila do t’i hapë shkollat.
Ai ka zbuluar një nga skenarët e mundshëm duke thënë se mund të zhvillohen 2 ditë në shkollë dhe tre ditë online.
Advertisements
Ndër të tjera ai është shprehur se si do që të merret vendimi duhet të tregohen të kujdesshëm nxënësit e klasës së 9-të dhe maturantët.
“Një alternativë do të ishte mësimi të zhvillohej 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online. Si do të vendoset duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nxënësit e klasës së 9-të dhe maturantët,” është shprehur Beqja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!