Pas Kakavijës, shtohet dhe Kapshtica, autoritetet greke marrin vendimin e papritur

Policia Shqiptare njofton qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë për rregullat e reja.

Advertisements

Pas ndryshimit të orareve të kalimit në Pikën Kufitare të Kakavijës tashmë shtohet dhe Kapshtica.

Krybashkiaku Veliaj merr përgjigjen e tamponit të dytë, testit i nënshtrohet edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, zbardhen rezultatet
“Autoritetet policore greke, njoftojnë se nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Advertisements

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00, ora shqiptare”, deklaron policia shqiptare.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

“Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qyetarët se sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, duke filluar nga data 16 Gusht 2020, do të lejohet që të hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije vetëm 750 shtetas në ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas lajmit të bujshëm që nxori Rusia për vaksinën, zbardhet plani se ç’po planifikon Gjermania
Artikulli tjetërNumri i te infektuarve me Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja bilanci në 24 orë