E rëndë situata! Ja rastet e reja me të infektuar në Kosovë, ndersa 11 persona humben jetën

Kosovës i janë shtuar edhe 11 raste të vde kjeve nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Advertisements

Trendi i shifrave të larta të vdekjeve, krahasuar me numrin e popullësisë, po vazhdon tash e disa javë, përkundër masave kundër pandemisë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, siç është ndalimi i tubimeve, mbajtja e maskës dhe distancës fizike si dhe një kufizim i lëvizjes në disa komuna.

Numri i përgjithshëm i vikt imave që nga muaji mars ka arritur në 365.

Advertisements

Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike (IKSHPK ) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka testuar 521 mostra dhe si rezultat 205 persona kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.795.

Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6.411 persona.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë: 4.019./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAskush se kishte menduar, kjo është puna e parë që ka bërë Pipero, doktori rrëfim ndryshe për jetën personale dhe njohjen me bashkëshorten
Artikulli tjetër“Koronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, dëmtimet nuk ia shohim”, Skënder Brataj nxjerr fotot prekëse dhe bën apelin e fortë