Konflikti Turqi-Greqi/ Çudit media turke, transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

Agjencia e lajmeve në Turqi, “Anadolu Ajansi” mes përplasjeve Turqi-Greqi gjatë një transmetimi të presidentit turk, Erdogan ka publikuar titrat greke.

Advertisements

TURQI– Greqia dhe Turqia janë në një situatë teje delikate gjatë kohëve të fundit, ku duket se tensionet mes dy vendeve po rriten ende më shumë.

Pavarësisht asaj që ka futur në konflikt dy vendet e Mesdheut, në mediat e huaja ka qarkulluar një lajm mes kësaj situate delikate që ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur shumë pikëpyetje.

Advertisements

Agjencia e lajmeve në Turqi, “Anadolu Ajansi” mes përplasjeve Turqi-Greqi gjatë një transmetimi të presidentit turk, Erdogan ka publikuar titrat greke.

“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve.”– ka shkruar Anadolu Ajansi, duke i bërë titrat në gjuhën greke.

Por kur i gjithë Ballkani po ndjek zhvillimet e fundit mes këtyre dy shteteve për konfliktin në Egje, kjo ngjarje ka habitur jo pak opinionin publik, por akoma nuk dihet pse kjo media prestigjioze turke ka bërë këtë veprim.

Burimi: Newsbeast

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mos bëni deklarata që harbojnë të rinjtë”/ Covid-19, Braçe kritika ndaj politikës
Artikulli tjetërKriza e Covid-19/ Britania e Madhe hyn zyrtarisht në recesion