“Nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së GJKKO, Etleva Deda

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Etleva Deda. Sipas Komisionerit, vendimi i KPK është i cënueshëm dhe subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
TIRANË- Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Etleva Deda. Sipas Komisionerit Publik, vendimi është i cënueshëm dhe subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që të marrë parasysh ankimimin.

Advertisements

Njoftimi i Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Advertisements

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Etleva Deda u konfirmua në detyrë më 12 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kulifikimit. Trupa e cila mori vendimin, përbëhej nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, relatorja Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia.

Etleva Deda e nisi karrierën në Drejtësi si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në shkurt të 2010-ës, ajo u komandua përkohësisht si drejtuese e kësaj gjykate. Me shkrirjen e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Të shtëna me ar.më zj.arri në Lungomare të Vlorës, i riu ter.rorizon zonën
Artikulli tjetërPlani që s’e çoi dot në fund! Firdes Çekiçi që i biri i pr.eu ko.kën me kosë, donte të largonte mbesën nga Shqipëria, dy ditë para kr.imit të rë.ndë e çoi të aplikonte për pasaportë