Ministrja serbe: Nuk do të heqim dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për siç tha ajo, krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.

Advertisements

Duke folur për kërkesat që Serbia të tërheqë fletë-arr.estet për ish-ushtarët e UÇK-së, në një intervistë për Novosti, Kuburoviq tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë pasi ato janë bazuar në dëshmi.

“Procedimi para gjykatave Serbe është iniciuar duke u bazuar në prova materiale, kështu që nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe arsye për të hequr urdhër-arr.estin për kri.minelët”, tha ajo.

Advertisements

Ministrja serbe e Drejtësisë beson se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kr.iminelëve të l.uftës”.

Pasi institucioneve të Republikës së Kosovë iu referua si “të përkohshme”, ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të L.uftës së UÇK-së – të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë ter.roriste”.

Javë më parë, Organizata e Veteranëve UÇK-së njoftoi se një ish-ushtar i saj u ndalua, e më pas u lirua, gjatë qëndrimit në Shqipëri me flet-arrest nga Interpoli, bazuar në listën e dorëzuar nga Serbia.

Ndërsa, javën e kaluar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi për ndalimin, e më pas lirimin, e një veterani të UÇK-së në Turqi, me flet-arrest të iniciuar nga Serbia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga rrjedha e pandemisë, tek shkollat, vaksinat dhe ajo çfarë na pret,Profesori italian tregon çfarë po fshihet.
Artikulli tjetër5 viktima në 24 orë nga covid-19/ Një 46 vjeçar nga Gjirokastra dhe një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera