Zelanda e Re rikthen karantinën pas 102 ditësh, ja arsyeja

Zelanda e Re është detyruar të rikthejë karantinën në vend për shkak të disa rasteve të reja të gjetura me koronavirus.

Advertisements

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi për mediat se banorët në Auckland duhet të izolohen pasi janë konfirmuar katër persona pozitivë.

Burimi i infeksionit të tyre nuk dihet prandaj janë marrë masa të rrepta. Ajo u shpreh se këto masa janë të nevojshme për të parandaluar çdo transmetim të mëtejshëm.

Advertisements

Auckland, qyteti më i madh i vendit, do të futet në izolim nga mesdita e të mërkurës. Njerëzit do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe shumë bare, restorante e biznese të tjera do të mbyllen.

Edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë një karantinë të pjesshme, që do të nisë nga mesdita e të mërkurës deri në mesnatën e të premtes.

“Ne po u kërkojmë njerëzve në Auckland të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen. Veproni sikur të keni Covid dhe sikur njerëzit përreth jush kanë Covid. Ju lutem, mos nxitoni të shkoni nëpër supermarket. Nuk ka asnjë arsye për të nxituar. Ne kemi bërë një rrugë shumë të largët për t’u rikthyer mbrapa. Duhet të jeni të fortë dhe të tregoheni të bindur e të sjellshëm. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë sepse e kemi kryer me sukses edhe më parë këtë”, tha kryeministrja.

Një burrë 50-vjeçar në Auckland rezultoi pozitiv për koronavirusin, pavarësisht se nuk kishte histori udhëtimesh jashtë shtetit apo të kishte shfaqur ndonjë shenjë të virusit.

Gjashtë persona të tjerë në familjen e tij u testuan, nga të cilët tre dolën pozitivë.

Karantina në Zelandën e Re u kthye pas 102 ditësh pa asnjë rast të transmetimit lokal. Zelanda e Re u quajt një histori suksesi dhe u duk se e kishte mposhtur koronavirusin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUshqimet që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë gjatë verës
Artikulli tjetërE rëndë në Ksamil, pushuesja rrëzohet nga lartësia, ndërron jetë (emri)