“Maska” e veçantë e miliarderit! Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, por i ndodh e papritura

Miliarderi John McAfee përfundoi në prangat e policisë norvegjeze, për një arsye disi komike mund të konsiderohet. Teksa në rrugë tani është bërë normale të shohësh njerëz me maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, miliarderi ka zgjedhur një “maskë” ndryshe.

Advertisements

Në vend të maskave të certifikuara, ai doli në rrugë me të brendshme grash. Me to kishte mbulur hundën dhe gojën, si një masë për t’u mbrojtur nga virusi. Lajmin e konfirmoi vetë John McAfee në “Twitter”.

Ai tha se oficerët norvegjezë nuk u impresionuan nga maska që ai kishte krijuar me të brendshmet e grave.

Advertisements

Autoritetet kishin ndaluar edhe bashkëshorten e tij.

“Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”, shkroi miliarderi 74-vjeçar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shtrëngoja dorën e motrës se e kisha frikë nga thellësia”/ Rike Roçi kujton udhëtimin si klandestine drejt Italisë
Artikulli tjetërUshqimet që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë gjatë verës