Të sht ëna me ar më zjarri jashtë Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump nxirret me urgjencë nga konferenca për shtyp(Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e djeshme është nxjerrë papritu nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë teksa po mbante një fjalim, pasi jashtë Shtëpisë së Bardhë kishet të shtëna me armë zjarri.

Advertisements

Ndërkohë mësohet nga mediat e huaja, se Presidenti Trump u kthye në sallë pas disa minutash, ndërsa u shpreh se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Më tej ai shtoi se nga informacionet që kishte marrë, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll. Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person.”- tha Trump.

Advertisements

Sa i përket kësaj situate, korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twitter, se gazetarët qëndruan në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa të larta sigurie.

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye para gazetarëve. Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxor nga salla e shtypit.

Burimi: CBSnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDasma e çuditshme në Kosovë në kushte pandemie: Secilit dasmor i matet temperatura(Foto)
Artikulli tjetërSëmundjet e zemrës në rritje, mjeku Vargu jep këshillat e vyeshme qe duhen patur kujdes