Situata nga pandemia, Gjermania i premton Shqipërisë 10.5 milion euro

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Advertisements

Në këtë takim Zingraf bëri me dije se do të ndihmojë Shqipërinë më një fond prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020–2021, në mbështetje të ndikimit të pandemisë Covid-19.

Ai është shprehur se mbështesin Shqipërinë në këtë sfidë të vështirë.

Advertisements

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë masken dhe te ruaj distancën sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKinezja nuk e shet shtëpinë, shteti habit sesi e ndërton autostradën(Video)
Artikulli tjetërRikthehen rastet me Covid-19, Bashkia e Pukës mbyll çerdhet dhe kopshtet