Lefter Maliqi kujton tërmetet/ Kanë mbetur vetëm lotët e krokodilit, pse qeveria nuk …

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për dy tërmetet që goditën vendin gjatë vitit të kaluar, konkretisht në qershor dhe nëntor.

Advertisements

Maliqi thotë se pas një viti kanë ngelur vetëm lotët e krokodilit, pasi pretendon se deri më tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është vënë drejtësi.

Ai deklaron se i njëjti mashtrim po i bëhet shqiptarëve edhe me pandeminë. Sipas tij, e keqja më e madhe për shqiptarët është Rilindja, ndaj kërkon që ta largojnë.

Advertisements

“1 vit nga dy tërmetet pothuaj të Qershorit dhe Nëntorit dhe vetëm aktrim. Lotët e krokodilit në Parlament kanë ngelur në memorien e shqiptarëve dhe veprimet e deputetëve e ministrave duke puthur pleq e plaka, fëmijë dhe me përparëse e garuzhde dhe me qese në duar.

Turp, skandal, papërgjegjshmëri. Drejtësi për vik timat s’ka, ndërtime e ndihma shumë të pakta, kudo zhgënjim dhe mashtrim. Aktrimi, zhgënjimi, mashtrimi vazhdon dhe me pandeminë. Koha ta largojmë Rilindjen e krimit, korrupsionit, çpopullimit, mashtrimit, dr ogës, si e keqja më e madhe për shqiptarët”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale./ CNA.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Ja sa raste të reja me COVID-19 kishte sot në gjithë vendin
Artikulli tjetërÇmèndet sërish moti/ Plazhet e jugut pushtohen nga retë(VIDEO)