“Çdo javë vijnë deri në 10 pácientë me Covid”, flet mjèkja e familjes: Ja kush merr me shume jete

Mjekja e familjes Elisabeta Musta ka folur me skype për Fax News në lidhje me situatën që ndodhen qendrat shëndetësore në vend, dhe konkretisht ajo tek e cila ushtron profesionin e saj.

Advertisements

Musta tha se ka deri në 10 pacientë në javë që identifikohen me Covid në qendrën shëndetësore të Kamzës, ndërsa ndau shqetësimin e mungesës së një protokolli të përgjithshëm për mjekët, pasi deri më tani tha ajo, mjekët ndjekin protokoll individual.

“Që nga fillimi i pandemisë mjekët e familjes u lanë jashtë. Me heqjen e masave kufizuese, të sëmurët me Covid dhe familjarët e tyre, filluan të vinin në qendrat tona. Çdo javë deri në 10 pacientë me Covid vijnë në javë dhe i ndjekim për 14 ditë me radhë secilin.

Advertisements

Nuk na është dhënë së pari një protokoll, për të sëmurët që janë në shtëpi, është një moment për të bërë një thirrje që mjekët e familjes të pajisen me një protokoll për personat që nuk kanë nevojë të shkojnë në spitalet Covid. Secili mjek tani pothuajse ka një protokoll të vetin, por jo bazë.”.

Teksa theksonte rëndësinë e angazhimit dhe përgatitjes së mjekëve të familjes, Musta tregoi edhe faktorin që më së shumti është provuar se merr jetë njerëzish që janë infektuar me Covid-19. Ajo ka bërë edhe një apel për marrjen e masave për në vjeshtë, ku pohoi se gripet e zakonshme mund të konfuzojnë punën e mjekëve dhe që do të ishte vetëm tamponi ai që do të zbulonte nëse pacientët janë të prekur nga virusi Covid-19.

“Unë rekomandoj të paktën një kontakt të pacientëve me Covid me mjekun e tyre të familjes. Duhet ndjekur në vijimësi kompleksi i analizave, tamponi, skaneri dhe ajo që ka marrë më së shumti jetë njerëzish që është mikrotrompozat, dhe tendenca për mikrotrombet.

Qendra ku unë punoj përfshin një popullatë prej 100 mijë banorësh, na qëllon që vijnë të sëmurë apo të dyshuar me Covid edhe në urgjencë. Ka mungesë testimesh dhe tamponesh. Në Kamëz ku unë punoj raportohen deri në 2 raste në ditë por mendoj se shifrat janë më të larta.

Deri në periudhën e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të sëmurët janë ndjekur me telefon nga mjeku i familjes, edhe mjekimet dërgoheshin përmes këshillave me telefon, ndërsa pas kësaj vijnë ose vetë ose familjarët e tyre. Ka pacientë që kanë sëmundshmëri kronike që nuk u është ofruar as një konsultë në QSUT dhe ajo deri në këto momente nuk dihet në çfarë niveli është.

Mjeku i familjes e njeh më mirë pacientin, kushtet, është më i besueshëm për pacientin se e njeh dhe nga afër. Një mjek familje mund të ketë 2500 pacientë, njërin prej tyre e njeh nga afër pasi mund ta ketë takuar një ose dy herë në vit.

Më të prekur nga pacientët e mi janë të sëmurët kronik, por ka nga të gjitha kategoritë dhe moshat. Ne kemi pasur raste të personelit tonë të infektuar që fatmirësisht e kanë kaluar mirë. Punojmë me maska kirurgjikale, doreza. Sigurisht do ishte e domosdoshme me afrimin e vjeshtës ku një neglizhencë e sistemit do të ishte fatale, sepse vjen një moment që nuk kuptojmë cili pacient është me Covid dhe cili është m,e grip stinor. Do ishte mirë të bëhej decentralizimi i spitaleve rajonale.”, tha Musta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet në dysh aeroplani i “Air India” me 191 persona në bord, raportohet për shumë vi ktima (Video)
Artikulli tjetërI p reu kokën nënës dhe e va ri te kangjellat, flet psikiatrja per rastin e rëndë