Një virologe nga Kina, ka thënë se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator ushtarak.
Advertisements
Sipas medieve të huaja, Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, potencoi se e “vlerësoi qartë” që COVID-19 erdhi nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.
Kina është përballur me akuza të larmishme nga vendet e ndryshme të botës, mbi çështjen e pandemisë së koronavirusit.
Advertisements
Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.
Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve.
Duke folur gjatë një interviste, ajo pohoi se nuk u mor parasysh për raportimin e gjetjeve të saj.
“Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”, u shpreh Meng-Yan.
“Tregu i Wuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem”, rrëfen ekspertja.
Deklarata e saj vjen pasi coronavirusi dyshohet që shpërtheu në një treg të Wuhanit në Kinë.
Që nga pandemia e koronavirusit, qeveria kineze është përballur me akuza se kërkoi të heshtte këdo që ishte përpjekur të ngrejë alarmin.
Mjekët kanë raportuar se janë ndaluar pasi flisnin në mediat sociale për ato që ishin dëshmitarë, ndërsa gazetarët kanë rrëfyer se janë ngacmuar dhe pajisjet e tyre janë konfiskuar pasi u përpoqën të raportonin për këtë çështje.
Virusi u përhap nga Kina, dhe tani ka infektuar 18 milion njerëz në të gjithë botën dhe vr au gati 700,000.
Kina mohon me forcë çdo pretendim për sjellje të pahijshme në lidhje me trajtimin e tij të virusit, por SH.B.A. vazhdon t’i pengojë ata në lidhje me pandeminë.
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon ta quan koronavirusin ” Virus China ” dhe ka akuzuar Kinën për një mbulim.
Administrata e Trump madje ka shkuar deri aty sa sugjeron që patogjeni mund të prodhohej nga njeriu dhe se ata kanë “prova”.
Kina ka regjistruar 84,385 raste dhe 4,634 vd ekje, ndërsa SH.B.A. ka parë 4.7 milion raste dhe 157,905 vd ekje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!