Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare mjeku me origjinë nga Tropoja Anibal Byberi.
Advertisements
Mjeku ishte i infektuar me COVID-19, ndërsa ditën e djeshme ishte shtruar me urgjencë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku edhe ka humbur jetën,
Ministria e Shëndetësisë njofton se Byberi vuante edhe nga një sëmundje e lëkurës dhe nga obeziteti, ndërsa para se të shtrohej në spital e vazhdonte trajtimin mjekësor në shtëpi.
Advertisements
“Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!