4 viktima nga covid-19/ Në 24 orë regjistrohen 120 raste të reja të infektimeve

Fillim i muajit gusht shënoi rritje te larte te numrit te personave të prekur nga covid-19, ndërkohë 4 qytetare humbën jetën nga koronavirusi dy prej të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Advertisements

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.”

Ministria e Shëndetësisë beri me dije se nga 510 testime te kryera, 120 raste rezultuan pozitiv me Covid 19. Kryeqytetit vijon te jete vatër e nxehtë e infeksionit.

Advertisements

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.”

9 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërkohë aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak10 viktima në Kosovë/ Në 24 orë regjistrohen 224 të infektuar të rinj
Artikulli tjetërDebate në Gjermani. Kur do të mund të hapet kufiri për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE