Ditën e sotme u nda nga jeta nënë e Kryeministrit Edi Rama, Aneta.
Advertisements
Aktorë të ndryshëm të politikës kanë ngushëlluar familjen Rama, por ka pasur edhe nga ata që akoma nuk kanë reaguar, ndaj këtij lajmi të hidhur.
Ajo që ra në në sy është se ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar vdekjen e Anetës, në një koment në rrjetet sociale.
Advertisements
Faqa ‘Partia Socialiste Official’ ka postuar një shirit të zi, pas lajmit që nënë e kryeministrit ka ndërruar jetë.
Ndërsa, Manjani ka lënë komentin duke u tallur, “Nexhmija, prap!?”.
Sikur të mos të mjaftonte ky koment, ai ka vazhduar debatin me një komentues tjetër, i cili i shkruan se është turp që një ish-figurë politike të shprehet në këtë mënyrë.
“Është turp që një ish figure politike të shprehet në ktë mënyrë” shkruan një komentues.
Ndërsa Manjani ja kthen: “Të thashë që në tjetër vend është turpi. Tani po të them edhe tallja. Po meqë se kupton, po të kujtoj se çdo ditë japin shpirt njerëz nëpër spitalet e lëna trokë nga i biri i nënës së vet.
Dhe atë turp, që ti e kërkon tek unë këtu në FB, kërkoja Atij që merr vendime për të fikur drita në dhjetëra familje. E nëse kjo tradita shqiptare, na ndaloka edhe ironinë, ti mbaj traditën se unë do mbaj ironinë.
Të uroj shëndet! Këto kohë kjo është më me rëndësi! Dhe mos shko në varrim, meqë të kërkon tradita, se nuk të bën hiç mirë për shëndetin,” shkuan Manjani.
Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!