Pas përfundimit të karrierës në futbollin e luajtur dhe më pasi dha dorëheqjen si drejtues tek Roma, Francesco Totti ka nisur një profesion të ri. Ikona e verdhekuqve ka hapur një kompani menaxhimi lojtarësh.
Advertisements
Por në radarin e Totti-t është edhe talenti shqiptar, Luis Hasa, i cili aktivizohet te moshat e Juventusit dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar te të rinjtë e bardhezinjve.
Ai është kapiten i ekipet të 16-vjeçarëve dhe shquhet për cilësitë teknike. Adoleshenti luan në qendër të mesfushës dhe si sulmues i fshehur. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 6 gola në 16 ndeshje.
Advertisements
Cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga menaxherë e skautë të ndryshëm. Francesco Totti është ai që e ka bindur shqiptarin për të nënshkruar me kompaninë e tij, që do e menaxhojë në vazhdim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!