Fluksi i madh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanes ka krijuar rradhë të gjata në token neutrale. Burime për Vizion Plus thanë se nga mëngjesi i sotëm nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë afro 5 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Një pjesë e mire e shtetasve të huaj vinin nga vende të lindjes, por dhe të ballkanit perëndimor kryesisht nga Serbia. Në kushte të tilla autoritetet tona të kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve me qellim administrimin e një situate të tillë të pazakontë në kushte të tilla. Për momentin thanë të njëjtat burime po punohet me pesë sportele në hyrje po aq sa ka vënë në punë dhe policia e vendit fqinje. Lëvizjen edhe për policinë tonë kufitare pritet të jenë të shumta jo vetëm në orët në vijim, por edhe ditën e nesërme. Ndaj, dhe për këtë do të shtohet numri i sporteleve në hyrje dhe dalje.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements