Dy djemtë e Aneta Ramës kanë falënderuar miqtë dhe të afërmit për ngushëllimet. Ata kanë theksuar se e kanë të pamundur që të presin fizikisht ngushëllime për nënën e tyre. Kjo për shkak të COVID-19.
Advertisements
TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, kryeministri Edi Rama së bashku me vëllain e tij, Olsi Rama u kanë dhënë një mesazh të afërmve dhe miqëve të tyre. Duke i falënderuar për mesazhet e pafundme që u mberrijnë, ata kërkojnë mirëkuptim prej të gjithëve për pamundësinë e pritjes fizikisht të ngushëllimeve dhe zhvillimit të ceremonisë mortore. Kjo sipas tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
REAGIMI:
Advertisements
Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëna e tij, Aneta Rama ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kreu i qeverisë bëri edhe dedikimin prekës, ku theksoi se nëna e tij ishte drita e shtëpisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!