A mundet qe nenat me COVID te ushqejne me gji foshnjat e tyre? Instituti i Shëndetit Publik u jep nenave te reja keshilla me vlere se si duhet te veprojne. 1596268458_ishp
Advertisements
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksohet se gratë që janë më Covid19 mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit.
Kjo, pasi, Studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.
Advertisements
Postimi plotë:
Java Botërore e Ushqyerjes me gji
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe
Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!