Plane për plazh? Mos hezitoni, sot i nxehti afrikan “pushton” vendin, ja sa do shkojne temperaturat

Ditën e sotme i nxehti afrikan “pushton” pothuajse gjithë vendin. Sipas Meteoalb temperaturat në vendet e ulta dhe ato bregdetare do të shkojnë deri në 41 gradë. Vetëm në ekstremin verior-verilindor, gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe rrebesh të izoluar shiu.

Advertisements

“Moti i kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar ekstremin verior-verilindor, ku gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3-4 ballë.”, njofton Meteoalb.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBesimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ja rregullat që duhet të ndiqen për shkak të pandemisë
Artikulli tjetërFesta e Kurban Bajramit/ Tritan Kalo ka një mesazh shumë të fortë për të gjithë shqiptarët