Çmimi i arit arrin shifren rekord për shkak të pandemisë

Teksa shqetësimet për një rimëkëmbje ekonomike të globit janë në rritje për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në botë, cmimet e arit kanë arritur shifra rekord.Investitorët po nxitojnë të gjejnë mënyra të sigurta për të ruajtur paratë e tyre.

Advertisements

Ari kapi çmimin 1944 dollarë për onz, duke thyer rekordin prej 1921 dollarë për onz, të vendosur në vitin 2011. Deri tani, këtë vit, çmimi i arit është rritur me 27%. Edhe argjendi ka pësuar rritje të çmimit, duke arritur në 24,21 dollarë për onz.

Një prej arsyeve kryesore të rritjes së çmimit të arit është parashikimi se Rezerva Federale do të mbajë të ulëta normat e interesit për një periudhë më të gjatë kohe, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, sipas Hussein Sayed, shef i strategjive të marketingut në kompaninë FXTM.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërron jetë nga koronavirusi, vetëm 27 vjeç(EMRI)
Artikulli tjetërKy është 22-vjeçari që u v ra mbrëmë në Elbasan, u gjet i gja kosur në një rrugicë(Emri)