Ilir Beqaj: Shqiptarët konsumojnë më shumë edhe kursejnë më shumë

Deputeti Ilir Beqaj është shprehur në seancën e sotme në Kuvend se ndihet krenar që është pjesë e Rilindjes. Ai theksoi se në këtë kohë shqiptarët konusmojnë më shumë dhe madje kursejnë më shumë.

Advertisements

“Shqiptarët konsumojnë më shumë edhe kursejnë më shumë. Kjo është merita e Rilindjes. Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes. Tani kemi një qëllim, të përballojmë Covid 19. Këshilla ime është me maskë të mbulojmë gojën dhe hundën jo sytë dhe veshët. Të ndjekim këshillat, nesër të hapim listat dhe ju uroj pushime të mbara në gusht dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”., u shpreh ministri.

Kjo nuk është deklarata e parë Beqajt që flet me superlativa për Rilindjen. Më herët, gjatë periudhës së karantinës, ai u shpreh se 26 000 lekë në muaj janë të mjaftueshme për jetesë. Deputeti tha se qytetarët duhet të tregojnë kujdes me dritat dhe të plotësojnë vetëm nevojat bazike.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Mijëra paund dhe euro në autobus, arre stohet shoferi. Policia jep detajet
Artikulli tjetërMasat e reja në Kosovë/ A do t’u kërkohet testi në kufi qytetarëve të Shqipërisë? Ja çfarë thotë ministri i Shëndetësisë