I nxehti afrikan “mberthen” vendin, temperaturat sot kapin “kulmin”

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në 41 gradë celsius dhe i nxehti afrikan do të pushtojë vendin. Moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend, teksa në ditët në vijim pritet një ulje e lehtë.

Advertisements

Parashikimi sipas MeteoAlb

Moti do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21ºC në 34ºC, në zonat e ulëta nga 26ºC në 41ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 41ºC.

Advertisements

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 37ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Virusi vazhdon të qarkullojë”, Italia merr vendimin mbi gjendjen e jashtëzakonshme
Artikulli tjetër‘NJË RAJON NË KAOS’, mjeku tregon gabimet: Nuk është vetëm Shqipëria! I gjithe Ballkani ka ngecur në rrjetën e COVID