​Mot përvëlues edhe në dy ditët e ardhshme

IHMK-ja njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

Advertisements

Vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Advertisements

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ti që ke këto shenja mos dil nga shtëpia!”
Artikulli tjetërKoronavirusi nuk ekziston, “a more shpërblim” e pyesin, irritohet këngëtarja shqiptare që u prek nga Covid