Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të renditen në vend të parë për numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve , presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk do t’i detyroj amerikanët të mbajnë maskë.
Advertisements
Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci i kërkoi gurvenatorëve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Sipas Faucit, maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet ta mbajnë.
Në një intervistë për Fox News , kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se njerëzit si të mbajnë ose jo maskën kjo nuk tregon se virusi do të largohet. Sipas Trump secili duhet të ketë lirinë e tij .
Advertisements
Presidenti Trump, i cili në të gjitha rastet tubime apo konferenca të ndryshme refuzonte që të mbante vetë maskë, por kohët e fundit është parë duke e vendosur gjatë një vizite në një spital në Uashington.
Në SHBA situata nga pandemia tanimë është bërë shumë shqetësuese. Rastet me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit e kaluan pragun e 70 mijë duke kapur shifrën e 3.7 milion, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 142 mijë. Kritike gjendja është në New York, New Jersey, Massachusetts, Illinois dhe Kaliforni. Ndërkaq Brazili është bëtë vatra e dytë e pandemisë . Autoritetet raportuan 34 mijë raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 2 milionë.
Një raport i fundit i bërë nga Masks4All që mat përqindjen e vendeve që kanë rekomanduar përdorimin e maskës tregon se duke filluar nga muaj mars vetëm 10 shtete në SHBA e bënë të detyrueshme maskën. Tanimë janë 130 vende në të gjithë botën e kanë vendosur me detyrim për tu mbajtur në ambiente të mbipopullouara.
Si fillim OBSH deklaroi se maska duhet të mbahet vetëm nga punonjësit e mjekësisë, ose nga njerëzit që kishin simptoma si kollitja dhe teshtitja . Por nisur nga shtimi i rasteve të fundit në shumë vende maska tanimë duhet mbajtur nga të gjithë në vende ku ka grumbullim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!