“30 qershori” shtyhet për në vjeshtë, Gjykata Kushtetuese mbetet e bllokuar

Gjykata Kushtetuese mbetet ende e bllokuar, duke shuar shpresat për ta kthyer gardianin e kushtetutës në një institucion funksional. Në mbledhjen e orëve të vona të së premtes, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e 9 kandidatëve për 2 vendet vakante të shpallura nga Kuvendi dhe Presidenti.

Advertisements

Në një kohë që mazhoranca kërkon me ngulm ndryshime në kushtetutë, nuk tregon të njëjtën gjë në përzgjedhjen e emrave për Gjykatën Kushtetutese. 6 kandidatë nuk kanë arritur të kalojnë filtrat e KED për të patur një karrige në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse 3 prej tyre ishin propozuar si të kandidatë si nga Presidenti Meta ashtu edhe dhe Kuvendi.

‘‘Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”

Advertisements

Por ajo çfarë e ka penguar ngritjen e Kushtetueses është edhe dorëheqja e 3 emrave të propozuar nga Meta dhe Ruçi për të patur një vend në këtë institucion. Arsyet mbeten të panjohura për dorëheqjen e tyre pasi në njoftimin e KED nuk ka një shpjegim konkret.

Edhe pse ishte menduar dhe shpresuar që në gjysmën e parë të këtij viti do të kishim funksionale Gjykatën Kushtetuese, me këtë vendim të KED ky institucion mbetet endet me 4 anëtarë, edhe pse kryetarja në detyre Vitore Tushës i ka përfunduar edhe mandati.

Vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit, një nga detyrat e vendosura edhe nga Brukseli, mbeten ende ne dosje. Të njëjtin fat do të ketë edhe padia për Teatrin Kombëtar.

Janë tërhequr nga kandidimi

1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

3. Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

Ndalohet kandidimi
I kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.

2. Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

3. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

4. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

5. Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

6. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

Tags

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShën Sofia kthehet në xhami, Janullatos: Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit
Artikulli tjetërHoroskopi për nesër, e diel 19 korrik 2020