Pacientë të shtrirë dhe të intubuar, mjekë që vrapojnë në korridore. Kjo është panorama nga spitali Infektiv, aty ku po mbahen mbi 100 pacientë të shtruar me COVID-19.
Advertisements
Mininistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikon në një video në facebook, pamjet brenda spitalit Infektiv, nga ku zhvillohet beteja e të infektuarëve me Covid – 19.Krahas videos, e cila synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat e rënda të këtij virusi, Manastirliu ka edhe një apel për shqiptarët të cilëve u kërkon vendosjen e maskës.
“‼️Lutemi?? #VendoseniMaskën? Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” shkruan Manastirliu.
Advertisements
Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.
Shihni videon:
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!