Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në punë.
Advertisements
Mësohet se gjatë punës në një objekt ndërtimi, E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Në datën 18.07.2020, në lagjen nr. 3, gjatë punës si vinçier në një objekt ndërtimi, shtetasi E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!