Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 132 raste të reja

vNë një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 132 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 486 testimeve.
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Advertisements

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 132 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 486 testimeve. Nga ana tjetër IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar dhe 83 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.Tashmë numri total i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Advertisements

Tashmë numri total i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi të ulni tensionin e lartë me limon dhe hudhër
Artikulli tjetërRama: 5 qershori s’ndryshon/ “Parlamenti do të votojë edhe hapjen e listave, koalicionet nuk ndalohen”