U tha se do tërhiqej nga tregu, Vodafone tregon të “vërtetën”

Vodafone u njoftua sot mbi disa spekulime që po qarkullojnë në tregun Shqiptar, mbi mundësinë e tërheqjes së kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Advertisements

Vodafone mohon kategorikisht këtë lajm. Vodafone është një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj dhe të qëndrueshëm në vend. Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitietin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe aktualisht po nis një plan investimi në infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milion Euro, investim ky që do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.

Vodafone konfirmon angazhimin e saj në tregun shqiptar, si një prej tregjeve kyçe të Vodafone në Europë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëri jetë luksi me mijëra eurot që zhvati, hiqet dën imi për “juristen” mashtruese
Artikulli tjetërSi të ulni tensionin e lartë me limon dhe hudhër