Tomini dhe Manastirliu nuk bien dakord, ministrja flet për 9 mijë shtretër. Si e përgënjeshtroi dje shefja e ISHP

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka marrë një kurbë ngjitëse duke shtuar numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spitalin Infektiv dhe në Sanatorium. Por sa janë kapacitetet e Shqipërisë për të përballuar situatën?

Advertisements

Me frikën që Shqipëria mund të kalojë një skenar italian të pandemisë, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një intervistë për EuroNews u pyet edhe për kapacitetet që vendi ynë ka për të trajtuar të gjithë të prekturit.

Në fjalën e saj, Tomini tha se shpresonte që të mos tejkaloheshin kapacitet spitalore pasi në të kundër mbyllja e vendit do të ishte e vetmja zgjidhje.

Advertisements

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete,”-tha Tomini.

Por fjala e Tominit bie ndesh me ato të eprores së saj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, e cila në 16 mars tha para publikuat se Shqipëria kishte 9 mijë shtretër.

“Aktualisht gjendja në spitale do të jetë dinamike, por momentalisht paraqitet e qetë. Ne kemi marrë disa masa për të reduktuar ndërhyrjet e planifikuara. Në Shqipëri ne kemi mbi 9 mijë shtretër në dispozicion përfshirë edhe spitalet jo publike të cilat janë vënë në dispozicion të situatës sipas skenarëve që kemi planifikuar”.

Ç’ndodhi? Që në fillim kanë qënë 500 shtretër apo numri u reduktua çuditëisht me kalimin e muajve? Sa është numri real i shtretërve të gatshëm për përballimin e një shpërthimi të pandemisë?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrugë të përmb ytura, njerëz që notojnë për të shpëtuar, nuk kishte ndodhur që nga 1790
Artikulli tjetër“E kapi bisha gjahun për sot, e kapi…”/ Artan Hoxha publikon PAMJET nga malet, ç’po ndodh?