Kryemadhi: Në çdo rast opozita do të hyjë në zgjedhje/ Ne zgjodhëm lirinë, Rama izolimin

“Megjithë tentativat e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të provokuar opozitën, edhe me ndryshimet kushtetuese ajo do të futet në zgjedhje”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Top Talk”.

Advertisements

Kryetarja e LSI-së u shpreh se sondazhet e fundit tregojnë se opozita sot është në kuotën e 86 mandateve dhe se nuk ka frikë të përballet me Partinë Socialiste në zgjedhje.

Denis Dyrnjaja: Edhe me ndryshimet kushtetuese që do bëjë Rama do shkoni në zgjedhje?

Advertisements

“Unë e kam thënë dhe me ambasadorët e huaj, kur kanë ardhur për përfshirjen e LSI-së në reformën zgjedhore, e kam thënë që mos u shqetësoni absolutisht. Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat e LSI-së dhe të opozitës, opozita ka mbi 86 mandate sot që flasim. Çdo hap i gabuar që bën Edi Rama dhe mazhoranca, shton akoma më shumë numrin e përkrahësve të opozitës, pavarësisht se kush është në opozitë. Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka më asnjë lloj provokimi të Ramës për opozitën.”

Denis Dyrnjaja: Do futeni në zgjedhje me ndryshimet kushtetuese?

“Thashë që ky zotëria nuk na provokon dot. Sigurisht që do të futet në zgjedhje opozita, pse çfarë kujtoni ju?”

Denis Dyrnjaja: Edhe me ndryshimet kushtetuese?

“Po ç’ndryshime kushtetuese, ai rrezik sot del i katërti.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë udhëzon qytetarët: Si të krijoni maska mbrojtëse në shtëpi pa asnjë kosto. Hapat që duhet të ndiqni
Artikulli tjetër“Hëna është në favorin tuaj”/ Cfarë kanë rezervuar yjet për ju