Mbërriti në gjendje të rëndë në spital, vdes gjatë intubimit 40-vjeçarja në Vlorë, dyshohet koronavirusi

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës një 40-vjeçare nga Selenica, e cila dyshohet se ishte infektuar me koronavirus.

Advertisements

Newsbomb.al mëson se gruaja ishte në gjendje të rëndë, prej disa ditësh me temperaturë të lartë dhe probleme respiratore. Por vetëm ditën e djeshme familjarët kanë telefonuar urgjencën, që i është përgjigjur duke shkuar për t’i kryer tamponin mëngjesin e sotëm.

Gruaja, e cila punonte në fasonerinë Alba Shoes, qëndronte prej 20 ditësh pa punë dhe në shtëpi me qira, pas mbylljes së fasonerisë.

Advertisements

Gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është përkeqësuar së tepërmi ditën e sotme, dhe ajo është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Por sipas burimeve të Newsbomb.al, ajo ka mbërritur aty në gjendje shumë të rëndë, dhe ka ndërruar jetë në momentin që është intubuar.

Ndonëse përgjigja e tamponit pritet të dalë ditën e nesërme, ka dyshime të forta se viktima ka qenë e infektuar me koronavirus. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit shkon në 6.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi Gjermania tha se do bllokojë negociatat, reagon kryeministri Rama: Zhgënjyese!
Artikulli tjetërKosova nuk gjen qetësi/ Regjistrohen 119 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit