Mamaja e Ledri Vulës tregon të pathënat, si dhe kur e takoi për herë të parë Sarën(Video)

Reperit i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara hoxha, janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur në median rozë dhe një nga më të pëlqyerit për publikun. Disa ditë më parë dyshja simpatike ka bërë publik lajmin se do të bëhen prind duke zbuluar dhe gjinë e fëmijës.

Advertisements

Kësaj here ka qenë e ëma e Ledrit, Xheraldina Vula, ajo që ka ndarë diçka për publikun. Në emisionin “Pushime on Top”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me Sarën dhe takimin për herë të parë me të.

“Jam super e lumtur për Ledrin dhe Sarën. Sara është një njeri fantastik, njeri shumë i mirë, nuk e di si duhet me u dasht nusja, por e di si duhet me u dasht Sara, nuk e di qe kam nuse ne shtëpi, kisha ndjesinë se e kisha një person të shtëpisë, më duket sikur ka lindur te ne,”- tha ajo.

Advertisements

Pyetjes së gazetarit se ku e ka njohur Sarën për herë të parë nëna e Ledrit është përgjigjur pa nguruar.

“Në Ulqin, Sara ka ardhur për një vizitë një ditore, ne ishim në një drekë famlijare të madhe, ishte me disa miq aty, nuk e dinim se ishte Sara, ishim 30-40 veta të gjithë po thoshin a është kjo e Ledrit, unë thash InshaAllah është kjo e Ledrit se qenka si pëllumb,”– vijoi më tej ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMendohet të jetë infektuar, gruaja nga Elbasani niset me urgjencë te Sanatoriumi
Artikulli tjetërPasi Gjermania tha se do bllokojë negociatat, reagon kryeministri Rama: Zhgënjyese!