Situatë tejet e rëndë, katër humbje jete në Spitalin Infektiv. Shënohet vik tima më e re 21-vjeçe, detajet nga ministria

Katër humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit,e mes tyre shënohet vik tima më e re në moshë. Një vajzë vetëm 21 vjeçe ka humbur betejën me Covid-19 si pasojë e rëndimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Advertisements

Po ashtu ka humbur jetën një 49-vjeçare nga Kruja dhe dy pacientë te tjerë nga Tirana.

Detajet nga Ministria e Shëndetësisë:

Advertisements

“Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet arsyeja e aktores së famshme që u gjet e vdékur në liqen, çfarë i mori jetën
Artikulli tjetërAksídent i réndë në kryeqytet, motorri pérplas vogëlushin 6 vjeçar(Detaje)