Ka marrë ‘dhenë’ lajmi i bashkëjetesës së këngëtares Jonida Maliqi me partnerin e saj, aktorin Romeo Veshaj.
Advertisements
Pas kësaj, çifti bëri në instagram një video ironizuese nga Drimadhes ku ndodhen me pushime, për gazetaren e shkrimit duke pretenduar se i kishte ngatërruar emrin djalit, nga Dan në Jon.
Mirëpo, vetë autorja e artikullit ‘origjinal’ Enida Himaj, shkruan se këtë shtrembërim e kanë bërë portalet pasi në suplementin ‘Bluetooth’, emri ishte shkruar saktë.
Advertisements
Më tej, gazetarja jep edhe një mesazh të drejtpërdrejtë e me nota ironie për çiftin.
“U bene me shume sesa dy jave, qe pasi Bluetooth del ne treg te shtunen, personazhet qe jane pjese, reagojne te dielen. Kjo sepse i ndjekin lajmet nga portalet ne Instagram, qe meqe ra fjala i ruajne nga adresa fake. U tall Jonida dhe Romeo te dielen, se i kishim ngaterruar dhe emrin e djalit!!! Jo! Ja ku eshte faqja e pare e Bluetooth e publikuar te shtunen me emrin e sakte dhe per rrjedhoje nuk mbaj pergjegjesi per transformimet qe pesojne rruges lajmet neper portale! Cuditem me manine e VIP-ave per tu tallur apo dhe per te share kur shikojne ndonje lajm qe s’iu pelqen. Dhe nuk reagojne fare kur i lajme dhe i lyejne! Personalisht Jonida Maliqi me pelqen shume, jam perpjekur gjithnje te shkruaj mire per te se e meriton fillimisht. Nuk rendimet tek gazetaret qe kam shkruar lajme bombastike per te, as kur lindi djalin, as kur u divorcua, as kur koleget e masakruan ne Eurosong. Nuk renditem as tek gazetaret qe ha dreka darka me te, as qe i kam ndonje cante apo kepuce borxh! Madje as tek gazetaret qe reagojne kur personazhet me marrin neper goje me gjithe listen e dasmes por s’ me duket shume fair kur dikush tallet me punen time. Ndoshta Romeon e kuptoj, sepse e ka profesion, dhe duket bukur kur ngrohte ngrohte me Joniden nga Drimadhes pas gjithe dites plazh, tallet sesi une njoh rojen e pallatit ku ai hy e del! Nejse, nje keshilla kisha dhe jo vec per ciftin, por per te gjithe VIP-at: Lexoni ndonje gazete, se s’ ju gjen gje!!!
Gjithmone e juaja, Enida!”, përfundon Enida Himaj
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!