Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, është i bindur se kryeministri Rama do të humbasë zgjedhjet dhe PD me Lulzim Bashën në krye do të vijë shumë shpejt në pushtet.
Advertisements
Sipas tij Rama është në panik dhe po luan gurët e fundit që ka në dorë për të vjedhur sistemin zgjedhor.
Pjesë të kësaj loje e cilëson edhe ofertën ndaj Lulzim Bashës për heqjen e koalicioneve me kushtin që Basha të jetë kryeministër dhe ai president.
Advertisements
Këtë lëvizje Balliu e shikon si shpëtimin e kryeministrit nga burgu.
“Rama ka urrejtje për zgjedhjet e ka vërtetuar gjatë gjithë kohës që ka qenë në qeveri, qoftë në Shqipëri dhe partinë e tij, që kur ka shkelur në atë parti nuk ka pasur më zgjedhje. Përpëlitjet e fundit të Ramës e kanë çuar atë në një marrëzi për të shkatërruar Kushtetutën, koalicionet dhe gjithë sistemin zgjedhor. Ka një mirëkuptim mbarëkombëtar që ky njeri është kthyer në një rrezik për shtetin shqiptar.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë kuptuar që nuk kanë asnjë shans të fitojnë zgjedhjet, jo të marrin një mandat të tretë por jalla të marrin tre mandate. Nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të vjedhë sistemin zgjedhor që të shpëtojë kokën e tij. Ai luan për kokën e tij.
Ofertat dhe lëpirjet ndaj Lulzim Bashës që u gjunjëzua para tij duke i puthur këmbët për ta bërë Edi Ramën President do të thotë në fakt që më shpëto nga burgu. Por nuk ka marrëveshje dhe pazare në kurriz të shqiptarë. Krimet që i ka bërë Edi Rama këtij vendi në 8 vite do të jetë shumë e vështirë për ti zhbërë. Do të duhet një punë shumë e madhe nga qeveria e re e PD që do të vijë së shpejti për të rikthyer normalitetin në Shqipëri dhe ekonominë e vendit”, tha ai për Ora News.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!