Futbolli në zi, kampioni i botës ndahet nga jeta

Luajti gjatë gjithë karrierës së tij vetëm me një ekip, Lids Junajtid si dhe fitoi Kupën e Botës me Anglinë në vitin 1966. Bëhet fjalë për Xhek Çarlton i cili është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Advertisements

Çarlton luante si mbrojtës dhe një vit më parë zbuloi se vuante nga sëmundja e Dementias, sëmundje kjo që prek sportistët për shkak të goditjeve në kokë. Përveq karrierës si futbollist Xhek Çarlton provoi edhe rolin e trajnerit, ku drejtoi klube si Shefild Junajtid, Midëllsbrou dhe Njukasëll. Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës ku e kualifikoi për herë të parë në finalet e Euro 1988.

Çarlton vendosi edhe një rekord ndeshjesh të luajtura me Lids Junajtid plot 773 derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973.

Advertisements

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i ekspertëve britanikë: Vala e dytë e Covid nuk është kjo, ja kur do vije
Artikulli tjetërNuk është futbolli, Lorik Cana dhe vajza e vogël tregojnë pasionin tjetër që kanë