Reagimet për Shën Sofia/ Bota, e ashpër me Turqinë për rikthimin në xhami

Vendimi i Turqisë për ta shndërruar në xhami ndërtesën me famë botërore, Hagia Sofia është parë si provokim i hapur për botën e civilizuar, e një rrebesh kritikash është lëshuar drejt presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Advertisements

Erdogani e bëri deklaratën vetëm një orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative në Ankara pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për të mos e ndryshuar statusin e monumentit thuajse 1.500 vjecar, të adhuruar njësoj nga të krishterë dhe myslimanë.

Megjithë protestat në të gjithë botën, Gjykata e shpalli të paligjshëm vendimin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne në vitin 1934 për ta shndërruar Hagia Sofinë në muze. Në këtë mënyrë, ajo anuloi statusin e kishës së dikurshme si muze dhe i hapi rrugën shndërrimit të saj në xhami.

Advertisements

Hagia Sofia, monument i trashëgimisë kulturore të Unescos dhe një magnet për turistët nga I gjithë globi, i ndërtua si katedrale në Perandorinë e Krishterë Bizantine por u kthye në xhami pas pushtimit otoman të Konstandinopojës në 1453-shin. Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe krerë të kishave ishin në mesin e atyre që shprehën shqetësim për ndryshimin e statusit të ndërtesës së shumëadmiruar.

“ Jemi thellësisht të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për të ndryshuar statusin e Hagia Sofias,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, e cila i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë t’u lejojë të gjithëve që të vizitojnë “pa pengesë” kubetë e bazilikës të ndërtuar në shekullin VI.

Zëdhënësi politik për Evropën i grupit parlamentar CDU / CSU, Florian Hahn, e cilësoi këtë shndërrim si “një provokim ndaj kulturës së përbashkët evropiane” dhe që sipas politikanit të CSU-së, dëshmon “largimin e Turqisë nga BE-ja i cili po shtohet prej vitesh. Edhe nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, u shpreh në Parlamentin Europian në Bruksel se është në favor të ruajtjes së statusit aktual të ndërtesës me famë botërore dhe nënvizoi rëndësinë simbolike të ndërtesës së famshme botërore për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Në syrin tonë kjo ishte humbja e tij e parë’, Berat Buzhala humb njeriun e shtrenjtë
Artikulli tjetërMarrëveshja e 5 qershorit/ Rama-Bashës: Mos na provokoni! S’ua kemi borxh as ne, as populli. Morët gjithçka deshët!