Mjeku Pipero me apel të fortë: Maskë edhe në rrugë, nëse e vëmë që sot, për 2-3 javë…

Në një ditë me bilanc tra gjik të vikt imave nga koronavirusi në vend, me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët, për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës.pipero

Advertisements

“Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”- tha Pipero, në studion e “News 24”.

“Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy apo tre herë, më pak të infektuar, të sëmurë, të shtruar në spital dhe dy-tre herë më pak humbje jete. Në mirëkuptoni, ndonjëherë ndodh ta kemi thënë vonë, por asnjëherë nuk është vonë, për të marrë masa”- tha ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitë më të mira”/ Basha paralajmëron: Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush
Artikulli tjetërHo.rrori në Kombinat/ Hetuesit i mbajnë shpresat tek telefonatat e Zhanetës, Prokuroria i nis me urgjencë shkresë kompanisë celulare