Pedagogia infekton kolegen dhe të gjithë familjen e saj(Detaje)

5 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se personat e prekur janë kontakte të pedagoges së ekonomikut, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë. Personat e prekur janë burri i saj, 2 fëmijët, nipi dhe një pedagoge tjetër e Ekonomikut.

Advertisements

Gjirokastra ka qenë një nga qarqet me më pak persona të prekur nga Covid 19, ndërkohë që ende nuk është dhënë njoftimi zyrtar për rastet e reja në 24 orët e fundit.

Dje u raportua se 2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani. Ndërkohë që ishin kryer 420 testime, nga të cilat ishin konfirmuar pozitiv 90 raste, shumica e të cilëve në Tiranë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Katër pacientë humbin jetën në Infektiv, ministria jep detajet
Artikulli tjetërMjeku zbulon prapaskenat: Në fund të Janarit në Shqipëri ishin 3400 të sëmurë ditorë me infeksione respiratore