She rr në fund të ndeshjes pikërisht në dhomat e zhveshjeve, ku Bruno Telushi dhe Elton Kale kapen me njëri-tjetrin.
Advertisements
Ka pasur edhe një grusht, por vetëm për pak çaste. Skuadrat për plasen masivisht në tunel, por në fund ishin forcat e sigurisë dhe stafet që ndanë lojtarët nga një grusht masiv. Në fakt, lojtarët u sulën me vrap, ndërsa i vetmi që qëndroi pasiv ishte Uilliam Kordeiro.
-Në momentin që gjyqtarët dolën në nxehje, vëzhguesi i takimit, Albano Janku, tërhoqi gjyqtarin Eldorian Hamiti dhe bisedoi me të disa çaste.
Advertisements
-Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, dhe Xhani Maxela kanë vendosur që të mos jenë në pankinë për të drejtuar të kuqtë. Sipas tyre, çështja e Koronavirusit nuk duhet nënvlerësuar, dhe për këtë, kanë qëndruar në shtëpi. Me të kuqtë nuk është grumbulluar as Esin Hakaj, një nga protagonistët e sherrit, si dhe Amir Bilali, të dy për t’i ruajtur nga ndonjë infektim i mundshëm.
-Mbi 200 tifozë në stadium për të ndjekur sfidën mes Partizanit dhe Tiranës. Ka pasur sharje pa fund, aq sa ka irrituar palët në fund të ndeshjes.
-Punëtorët e stadiumit sa herë që aksioni ishte në gjysmëfushën e njërës skuadër, hynin në fushë dhe rregullonin barin në krahun tjetër. Gjendja e fushës ishte skandaloze.
OLSI AVDIAJ
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!