Virologia kineze akuzon Pekinin: Si e fshehën të vërtetën për koronavirusin

Dr Li-Meng Yan është një virologe nga Kina e cila u detyrua të arratiset nga Hong Kongu pasi zbuloi të vërtetën për koronavirusin.

Advertisements

Ajo pretendon se qeveria kineze e fshehu qëllimisht shpërthimin e koronavirusit dhe tregon se Pekini dinte thuajse çdo gjë për përmasat që do merrte virusi por heshti.

Li-Meng Yan beson se studimet dhe informacionet e saj për pandeminë mund t’i shërbejnë njerëzimit për të kaluar gjithçka ndaj edhe vendosi të largohet nga Kina drejt SHBA për të treguar çfarë di edhe pse tani rrezikon mos kthehet më kurrë në Hong Kong pasi dihet fati i njerëzve si ajo në Kinë.

Advertisements

Ajo tregon se është ndër shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin që më pas u bë i njohur si COVID-19.

Kina ka refuzuar t’i lejojë ekspertë nga jashtë vendit të kryejnë hulumtime në Kinë.

Fakti që autoritetet vendase e mbanin kaq të fshehtë virusin e kuriozoi edhe më shumë dhe e shtyu të kërkonte informata në mënyra të tjera. Një miku i saj shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë e kishte mirëinformuan në detaje lidhur me situatën në Wuhan në momentet e para të shpërthimit të pandemisë.

Ai e kishte informuar rreth virusit ngjitës para se autoritetet kineze dhe OBSH të pranoni publikisht ekzistencën e tij dhe ta emëronin pandemia e Covid-19.

Li-Meng Yan mësoi se virusi po përhapej me shpejtësi në Wuhan dhe kur foli me mbikqyrësit e saj në Hong Kong ata e urdhëruan të heshtte dhe të tregohej e kujdesshme.

Ata më paralajmëruan që të mos e prek vijën e kuqe.

Madje shkencëtarja tregon se autoritetet vendase e kishin paralajmëruar e kërcënuar duke I thënë se nëse vazhdonte të hulumtonte dhe të fliste për këtë çështje do eleminohej prej tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Gruaja gjendet e vde kur brenda dhomës në resort në Sarandë(Detaje)
Artikulli tjetërTë rrezikshme për jetën/ SHBA ndalon 9 dezinfektues për duart, kjo është lista