Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po merr në konsideratë ishulli i Karaibeve.
Advertisements
Kryeministrja Mia Amor Mottley është duke shqyrtuar planet për një “ndalesë 12 mujore në këtë parajsë” , një nismë e cila u lejon vizitorëve që të punojnë nga larg për një vit duke qëndruar në ishullin e bukur. Për momentin, ideja po shqyrtohet me kujdes në drejtim të implementimit të saj, për shkak të testimeve të kufizuara.
Pandemia nëpër botë ka pasur ndikim të madh mbi lëvizjet e udhëtimet, duke goditur fort edhe industrinë e turizmit të Barbadosit. Turizmi përbën 40% të PBB-së së ishullit, dhe gati 30% e forcës së tij punëtore është e punësuar pikërisht në këtë sektor.
Advertisements
Edhe pse impakti i virusit në vetvete ka qenë i kufizuar në këtë vend, mungesa e udhëtimit ndërkombëtar e ka prekur rëndë ekonominë e Barbadosit, që tani po sheh mënyrat sesi të tërheqë sa më shumë njerëz.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!