“Unë President e ti kryeministër”- Rama i përgjigjet Bashës: S’jam populli që e vendos këtë. Dua të hapen listat sepse…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se kohët e fundit kreu i qeverisë i ka bërë ofertë që të heqin koalicionet dhe ‘ai të bëhet President e Basha Kryeministër’.

Advertisements

Përmes një shënimi në Tëitter, kreu i qeverisë thotë se nuk është populli që të vendosë do të bëhet apo jo Basha kryeministër, ndërsa për koalicionet ka thënë “se as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë”.

Ndërsa në përfundim të reagimit të tij ironizon duke thënë “Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”

Advertisements

Reagimi i plotë:

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama: Kemi shkelur mbi vete për të kënaqur PD, dëshira e PS është që ….
Artikulli tjetërBrenda muzeut të zbrazët të Vatikanit/ Me maska dhe doreza, nga mijëra turistë sot shihen pak vizitorë si shkak i pandemisë