Olta Gixhari ka festuar dje ditëlindjen më të veçantë të jetës së saj, kjo për arsye se ka gjetur dashurinë e jetës dhe njëkohësisht është në një pritje të ëmbël.
Advertisements
Ajo mbushi 34 vjeç dhe ditën e saj speciale e festoi në Spanjë, ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj. Olta nuk tregoi shumë detaje nga festa e ditëlindjes së saj, por nuk nguroi të ndajë me ndjekësit dhuratën që i bëri partneri.
Ai i kishte përgatitur aktores një buqetë të bukur me lule, ndërsa krahas saj i kishte lënë një pusullë dashurie.
Advertisements
“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua!”- ishin fjalët e ëmbla të partnerit, të cilat Olta i shoqëroi me shkrimin: “8/7/2020 Te dua shume i shtrenjti im. Ditelindja me speciale e te gjitha viteve. #33weekspregnant #34years”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!