E ‘tradhëtuan’ kolegët me votën pro Reformës Zgjedhore, shpërthen Murrizi: Hajdutët e politikës shqiptare s’do e arrijnë kurrë numrin 84

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Artur Roshit, Besnik Troplinit dhe Fatjona Dhimitrit, të cilët deklaruan votën e tyre pro marrëveshjes së 5 qershorit. Së fundmi votën pro e ka deklaruar dhe deputetja Suzana Topi.

Advertisements

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Murrizi thotë se sado që të përpiqen për të arritur numrin 84 për të votuar marrëveshen, nuk do ia arrijnë kurrë.

Sipas Murrizit, shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t’i ndalojnë dot një grusht individësh në parlament. “Deklaratat e sotme të 6 deputetëve legjitimon kthimin zyrtar të PD dhe LSI në KUVEND”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

Advertisements

Reagimi i plotë

HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNE PARAT E VJEDHURA PER TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTE PER TE RUAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNE PENG 5 MILION SHQIPTARE

Koha kur nje Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perenduar me date 9 maj 1945

Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE

Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh

KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT

Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND

Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe

I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pabesueshme nga India/ Ka 95 vite pa prerë flokët, burri konsiderohet perëndi! Ja si duket ai …(Foto)
Artikulli tjetërKapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet