“Kënaqësi e veçantë të kisha sot…”/ Meta, selfie me Thaçin dhe Pacollin

Pak minuta më parë, në një postim në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta shpërndau një grup fotosh përkrah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit.

Advertisements

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰“- shkroi Meta.

Advertisements

Ky takim vjen pak para se Thaçi të niset drejt Hagës të hënën, për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale, saktësisht nga Dhomat e Specializuara, rreth aktakuzës për krime lufte, gjatë luftës ndaj Serbisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Si të dal kështu te moti?’, Alba Hoxha zbulon vesin e saj më të keq
Artikulli tjetërVIDEO/ Pamje spektakolare, filmohet dhia e egër në Theth