Moti në korrik vjen me surpriza, meteorologia e njohur: Ja se cfarë pritet të ndodhë

Meteorologia Adiola Bami nga Meteoalb, gjatë një interviste për Fax News ka folur në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë si dhe për muajin korrik.

Advertisements

Meteorologia Bami tha se duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius.

“Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët përjashtim bëjnë vetë zonat e thella malore në verilindje dhe juglindje ku do të të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtra shiu gjatë orëve të pasdites, por edhe këto do të jenë kalimtare, pasi më vonë do të kemi përmirësim të motit orët e mbrëmjes.

Advertisements

Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta. Nga mesjava dhe në vijim do të kemi rritje të tyre duke kulmuar me vlera mbi 38 Gradë Celsius ditën e shtunë dhe të dielë.”- tha Bami.

Bami tha se me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera të larta.

“Me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera më të larta se vlerat normale.

Do të jenë episode 5-6 ditore me temperatura të larta, të shkëputur me 1-2 ditë ku do të kemi reshje shiu, dhe temperatura 33-34 gradë Celsius.

Në përgjithësi i gjithë muaji korrik do të ketë mot me temperature të larta.”- tha Bami,.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistrja Balluku shfaqet e prekur teksa mbron aksin Milot-Fier: Ju po e çmendni këtë popull, rruga do të ndërtohet dhe do të thoni ‘e paskan qarë’
Artikulli tjetërUlet mesatarja e vdekjeve nga COVID-19/ Britania njofton 85 viktima në 24 orët e fundit